Koronavirusi, ku duhet të fokusohen masat e qeverisë?

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 17:18 | Aktualitet

Emergjenca shëndetësore me koronavirusin ka ndikuar tregjet në Shqipëri, ashtu si edhe në pjesën tjetër të globit. Çmimi i karburanteve ka pësuar rënie të fortë në dy javët e fundit, me rreth 15 lekë për litër. Ndërkohë luhatje të forta po pëson edhe tregu valutor. Euro u forcua ndjeshëm javën e kaluar, duke arritur deri në 131 lekë, teksa ka zbritur sot në 127 lekë. Ekspertët e kanë konsideruar artificiale rritjen me 10 lekë të euros brenda një jave. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka njoftuar në Facebook disa masa të tjera ekonomike për përballimin e situatës. Qeveria do të vendosë me akt normativ faljen e qirave për bizneset e vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, të cilët kanë ndalur punën për shkak të luftës. Ndërkohë që të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN, banka Botërore, OECD etj. kanë bërë thirrje që qasja të jetë gjithëpërfshirëse. pra, qeveritë e vendeve të prekura nga koronavirusi të trajtojnë me lehtësi të gjitha bizneset pavarësish kategorisë së tyre. I ftuar në A2 Business: Rrezart Prifti, pedagog në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos