Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 08:15 | Bota

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset

Izraeli shënon trevjetorin e sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 me një javë ceremonish përkujtimore, aktivitete, protesta dhe marshime. Në Tel Aviv do të ekspozohet edhe biçikleta pa pedale e Ariel Bibas, fëmijës me flokë të kuq që u bë simbol i tragjedisë. Ariel u rrëmbye së bashku me vëllain e tij nëntëmuajsh Kfir dhe nënën Shiri; asnjëri prej tyre nuk u kthye nga Gaza.

Më 7 tetor 2023, rreth orës 06:29, mijëra raketa u lëshuan nga Gaza, ndërsa militantë të Hamasit kaluan barrierën kufitare dhe sulmuan qytete, kibuce dhe festivalin muzikor Nova. Rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 u morën peng. Izraeli shpalli luftë dhe nisi ofensivën ushtarake në Gaza, e cila shkaktoi dhjetëra mijëra viktima palestineze.

Në orën 06:29, Izraeli mbajti një minutë heshtje në kujtim të viktimave. Aktivistët pritet të mblidhen edhe para shtëpive të ministrave që ishin në detyrë atë ditë.

Agimi i 7 tetorit 2023, ishte dhe fillimi i një dite të destinuar për të ndryshuar Lindjen e Mesme.

Tre vite më pas, dështimi i aparatit të sigurisë dhe i qeverisë së udhëhequr nga Benjamin Netanyahu vazhdon t'i mundojë izraelitët. Zgjedhjet janë më 27 tetor. Zie, frustrimi dhe malli për fëmijët dhe prindërit e humbur do të luajnë rolin e tyre në kutitë e votimit.

Zgjedhjet e para të Izraelit që nga masakra e Hamasit dhe ofensiva ushtarake pasuese që rezultoi në dhjetëra mijëra vdekje palestineze në Gaza, mbajnë barrën e masakrës më të keqe të civilëve hebrenj që nga Holokausti dhe konsideratat politike që rezultuan.

Sondazhet tregojnë gjithashtu një zhvendosje të opinionit izraelit drejt së djathtës dhe rritje të skepticizmit për sigurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos