Pas Tiranës, Durrësi dhe Shkodra janë dy qytetet më të prekura nga koronavirusi. Me 32 raste dhe 3 viktima, Durrësi ndjek, edhe pse në distancë, kryeqytetin, ndërsa qendra e veriut është kritikuar së tepërmi pasi mosrespektimi i masave parandaluese bëri që numri i rasteve të shkojë në 22, me 12 persona vetëm në 24 orët e fundit. Gazetarët e A2, Elitjona Doko dhe Gjon Gjeka, raportojnë mbi situatën në Durrës dhe Shkodër. (A2 Televizion)
Koronavirusi në Shqipëri, 12 raste të reja në Shkodër në 24 orët e fundit
