Në Kosovë, palët politike vijojnë të jenë të ndara në qëndrime dhe prioritete edhe në një moment si ky. Pas votimit të mocionit të mosbesimit, Presidenti duhet të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të ftuar fillimisht në konsultë palët politike. Por Lëvizja Vetëvendosje pretendon se nisma e takimeve për një qeveri të re është jokushtetuese. Sipas arsyetimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mocioni i mosbesimit është i barasvlershëm me zgjedhje të reja dhe po pret datën e re. Profesor Enver Bytyçi, njohës i mirë i zhvillimeve në rajon dhe Kosovë, ndan në Ditarin e orës 13:00 në A2 mendimin e tij për situatën e krijuar. (A2 Televizion)
Kriza politike në Kosovë: zgjidhje me qeveri të re, apo zgjedhje të reja?
