Kriptoasetet në dorë të deputetëve, drafti i qeverisë mbërrin në kuvend, miratimi kërkohet nga BE

Nga Indrit Maraku
7 Tetor 2026, 15:15 | Politikë

Projektligji i Qeverisë shqiptare për tregjet e kriptoaseteve ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku pritet të diskutohet mes deputetëve para miratimit final. Drafti përmban mjaft risi për një sektor që konsiderohet i parregulluar në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave: Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kriptoaseteve dhe tokenave të parasë elektronike, si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kriptoaseteve, të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferimi, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kriptoasetesh.

Drafti synon të përshtatet plotësisht me rregulloren e BE-së për këtë fushë, për shërbimet e investimit, pagesave dhe parasë elektronike.

Këshilli i Ministrave: Kërkesat rregullatore ndaj këtyre subjekteve përfshijnë mbajtjen e një kapitali minimal, kërkesa mbi qeverisjen e korporatave, konfliktin e interesit, sigurinë kibernetike dhe operacionale, masa për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e abuzimit me tregun, si dhe zbatimin e politikave për parandalimin e pastrimit të parave.

Debati parlamentar në komisione duket se ka nisur tashmë, pa përfunduar procedurat zyrtare.

Sipas Qeverisë, nisma u mundëson bizneseve inovative shqiptare të veprojnë mes rregullash të qarta, të qëndrueshme dhe të barabarta me ato të BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos