Ku e gjen qetësinë Cristiano Ronaldo? Stërvitje me të dashurën modele

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 17:52 | Lifestyle

Futbollisti Christiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez janë shfaqur në super formë, teksa pozojnë nga palestra e shtëpisë.

Ylli 36-vjeçar i Juventusit postoi në Instagram fotografinë me të dashurën e tij modele, duke marrë mbi 8 milionë pëlqime dhe afro 50 mijë komente.

27-vjeçarja që njihet për format e saj perfekte dhe për përkushtimin e saj për palestrën, është e dashuruar me yllin e futbollit që nga viti 2016 dhe është nëna e vajzës së tij Alana.

Rodriguez ka treguar se me Ronaldon ra në dashuri me shikim të parë, kur punonte si asistente shitjesh në kompaninë “Gucci”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos