Rama nxjerr sërish tryezën e gurtë para Kryeministrisë, ripërsërit ftesën për dialog

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 08:10 | Politikë

Rama nxjerr sërish tryezën e gurtë para Kryeministrisë,

Edhe këtë të premte kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën e dialogut me studentët që prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në tryezën e gurtë gjashtëkëndore që ka nxjerrë prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë, ai ka vendosur letrat me mbishkrimin “dialog” po studentët e kanë refuzuar vazhdimisht atë.

Një ditë më parë krah ambasadores së BE-së, Rama njoftoi se sot do të hapë një dritare të re dialogu me të gjithë ata që duan në bisedojnë me të, ndërsa refuzoi dorëheqjen e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos