Kurti flet sërish për humbjen: Patëm probleme strukturore, opozita u bashkua kundër nesh

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 15:48 | Kosova
Kurti flet sërish për humbjen: Patëm probleme strukturore,

Kryeministri Albin Kurti komenton sërish rezultatin zhgënjyes në zgjedhjet lokale, duke fajësuar edhe një herë defektet strukturore dhe organizative brenda partisë, për të cilat siç tha ka diskutuar mbrëmjen e së hënës edhe me 12 kandidatët që ishin në balotazh.

“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh. Mbajta shënime për të gjitha vërejtjet e tyre. Shtabi i Vetëvendosjes është duke e përgatitur raportin për zgjedhjet dhe do e diskutojmë në kryesinë e partisë. Mund të them se në subjektin tonë politik ka defekte strukturore e organizative, ka defekte të brendshme, por që nuk mund të ua them sonte”.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit një peshë të përgjegjësisë ia ngarkon vendosmërisë së opozitës për t’u bashkuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje, e nxitur nga sukseset e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos