Kush është Arjan Ndoja, prokurori i përfshirë në atentatin në Durrës?

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 17:47 | Aktualitet

Arjan Ndoja është prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës prej vitit 2008. Ai u rikthye në sistemin e Prokurorisë nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Më herët ai ishte shkarkuar nga detyra nga paraardhësi i saj Theodhori Sollaku. Gjatë periudhës 4 vjeçare që nuk ishte prokuror Ndoja ushtroi funksionin e avokatit, ku mbrojti emra të njohur të botës së krimit. Në këtë periudhë ai shtoi pasurinë e tij me 740 mijë euro. Në vitin 2008 ai u kallëzua nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë, por Prokuroria pushoi procedimin penal. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Përgjithshme ndërpreu edhe pezullimin e përkohshëm nga detyra duke e rikthyer në pozicionin e prokurorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos