
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme që po zhvillohen prej tri ditësh në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, prezenca e OSBE i bashkohet thirrjes së presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe shpreh gatishmërinë të ndihmojë në lehtësimin e një dialogu.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në mesazhin e tyre. (A2 Televizion)