Lewandowski në superformë, fitorja e tretë radhazi për Barcelonën

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 09:21 | Futboll
Lewandowski në superformë, fitorja e tretë radhazi për

Një Robert Lewandowski në formë të shkëlqyer i ka dhuruar një tjetër fitore Barcelonës. Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez mposhti 0-3 Sevillan në transfertë dhe mori vendin e dytë të klasifikimit, me dy pikë më pak se Real Madrid.

Në minutën e 21, Dembele avancon me shpejtësi drejt qendrës, pason për Lewandowski, i cili kalon portierin me një parabolë, por pas ndërhyrjes së mbrojtësit në vijën fatale, Raiphinha shtyn me kokë topin drejt rrjetës.

Në minutën e 36, Lewandowski kontrolloi me gjoks pasimin perfekt të Kounde dhe goditi fluturimthi, duke dyfishuar rezultatin.

Sapo nisi pjesa e dytë, katalanasit vulosën fitoren me golin e mbrojtësit Eric Garcia, sërish pas një asisti të Kounde. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos