
Një operacion i koordinuar midis forcave të rendit italiane dhe ato të Scottland Yard ka mundësuar shkatërrimin e një bande kriminale, kryesisht shqiptare, që siguronte lëndë narkotike për gjithë kryeqytetin italian, dhe që mundësonte dokumente për të emigruar në Angli.
Sipas autoriteteve italiane, 18 pjesëtarë të bandës janë ndaluar dhe 13 prej tyre të arrestuar, me akuzën e trafikut ndërkombëtare të lëndëve narkotike, favorizim i migracionit ilegal si dhe mbajtje e armëve luftarake.
Bandës i janë gjetur rreth 150 kg marijuanë, por edhe doza kokaine dhe heroine, si dhe një automatik tip kallashnikov.
Lënda narkotike vinte nga Shqipëria, dhe nga rajoni i Puliës transportohej me makina në afërsi të Romës, në Guidonia, ku nga më pas furnizohej tregu i kryeqytetit italian.
Nga investigimet e forcave të rendit italiane, në veçanti të Karabinierëve, doli n pah edhe një skemë mashtrimi që siguronte kalimin e kufirit anglez disa shtetasve shqiptarë me anë të disa dokumenteve origjinalë që i përkisnin shtetasve italianë.
Sipas hetimeve, banda zëvendësonte fotografinë e italianëve në kartat e identitetit (një model i vjetër por ende i vlefshëm) me fotografi shqiptarësh me karakteristika fizike të ngjashme. (A2 Televizion)