
Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet amerikane, pasi i kishte rrëfyer një informatori të FBI-së se do t’i bashkohej ISIS-it dhe do të hakmerrej për sulmin terrorist të dy xhamive në Zelandën e Re.
Fabjan Alameti, 21 vjeç, u arrestua në një poligon qitjeje në Montona, ku po stërvitej me armën e tij. Mbi të rëndojnë akuza për posedim armësh por edhe lëndësh narkotike.
Mediat amerikane raportojnë se Alameti i ka thënë informatorit të FBI-së se donte të luftonte me ISIS në Irak dhe Siri dhe të ndërmerrte sulme kundër bazave ushtarake amerikane, godinave qeveritare, lokaleve për homoseksualë dhe faltoreve hebraike.
Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se nuk do t’i kryente vërtet këto sulme pasi i ishte mirënjohës Shteteve të Bashkuara që i kishin dhënë nënshtetësinë. Por pas sulmeve në Zelandën e Re, Alameti raportohet t’i rrëfyer informatorit: “Do të sulmoj njerëz çfarëdo në rrugë dhe do të hakmerrem për ta”. (A2 Televizion)