
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, beson se një zgjidhje për çështjen e kufirit të Irlandës mund të gjendet mes BE-së dhe Britanisë. Sipas saj kjo mund të arrihet edhe pa rihapur ujdinë për Brexit.
“Ne duhet të mbrojmë integritetin e tregut unik të Bashkimit Evropian, kjo është e qartë. Por ne dëshirojmë rregullator që është i rëndësishëm për shtetin tonë anëtar, Irlandën. Sepse ne jemi në dijeni të brishtësisë së marrëdhënieve mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Edhe parlamenti Britanik është i interesuar në gjetjen e dispozitave të përshtatshme. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje pa rihapjen e ujdisë së largimit”, deklaroi kancelarja gjermane. (A2 Televizion)