
Kafeja arabike e Kolumbisë mund të rikuperojë prodhimin në 2019-ën për shkak të kushteve të përshtatshme të motit. Vitin e kaluar vendi prodhoi 13.6 milionë thasë 6-kilogramësh kafeje arabike, rreth 600 mijë thasë më pak nga një vit më parë.
Tashmë moti i thatë i El Nino po ndihmon në lulëzimin e pemëve në vendin prodhues kryesor të kafesë arabike. Megjithëse shqetësim mbeten çmimet e ulëta ndërkombëtare, që bëjnë që fermerët kolumbianë të mos mbulojnë dot kostot. Federata e kultivuesve në Kolumbi u ka bërë apel blerësve të mëdhenj që të sigurojnë çmime të leverdishme për prodhuesit. Ndërkohë ajo këshillon fermerët të nisin të pjekën vetë kafenë e tyre për të rritur marzhin e fitimit.
Kjo industri vuan prej kohësh nga mungesa e krahut të punës, ndërsa federata shpreson se një makineri e re për korrjen mund të mbulojë një pjesë të kësaj mungese. (A2 Televizion)