Meta: Kam nisur marshimin drejt referendumit të 25 prillit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 13:34 | Politikë
Meta: Kam nisur marshimin drejt referendumit të 25 prillit

Presidenti Ilir Meta, nga Bylisi, ku ishte i pranishëm këtë të premte, u shpreh se tashmë ka nisur marshimin drejt referendumit të 25 prillit.

“Ky do të jetë një referendum i qartë, pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”, u shpreh Meta.

Edhe njëherë tjetër, Meta e vlerësoi parlamentin si jo kushtetues, ndërsa u shpreh se një pjesë e deputetëve janë edhe tradhtarë të vendit.

“Populli shqiptar do të vendosë në zgjedhjet e 25 prillit në mënyrën më të lirë, në mënyrën më demokratike dhe të pa ndikuar nga askush. Ky është një parlament jo kushtetues. Qytetarët më kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershme. Pjesa më e madhe e tyre janë tradhtarë”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos