"Përballja" për tërmetin. Rama i kënaqur në Thumanë, Basha premton shtëpi në Ishëm

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 19:05 | Politikë
"Përballja" për tërmetin. Rama i kënaqur në

Dy figurat kryesore të politikës shqiptare paraqitën anë të ndryshme të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, kur vizituan dy nga zonat e prekura.

Kryeministri Edi Rama shfaqi rezultatin e ndërtimeve në Thumanë, ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha vizitoi nga afër familjet në Ishëm. Përgjatë inspektimit në Thumanë, Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, informoi kryeministrin për punimet në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Rama u shfaq i kënaqur nga rindërtimi i Thumanës, që pati pasoja fatale, si njerëzore, ashtu edhe materiale.

https://a2news.com/2020/11/05/projektbuxheti-rama-po-rindertojme-me-ritme-te-jashtezakonshme-nese-votoni-lulin-merrni-peshqesh-ilirin-dhe-moniken/

Nga ana tjetër, Basha dëgjoi ankesat e banorëve të Ishmit, që gjithashtu u dëmtua rëndë nga tërmeti. Ndërtimet duket se janë ende në fazat e para, për shkak të plotësimit të të gjitha procedurave ligjore, ndërsa vetë banorët e prekur shpresojnë që banesat të përfundojnë sa më shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos