
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë familjeje dhe specialistë të shëndetësisë në selinë e PD-së.
Disa nga mjekët shprehën shqetësimin se nuk kanë maska dhe doreza.
Ata shtuan se problem është edhe marrja e rezultatit të testimit dy javë nga shfaqja e simptomave. Sipas tyre, në mungesë të tamponeve, “i dërgojmë pacientët të bëjnë skaner në privat”.
“Kam unë një rast konkret. Më 21 u paraqit, më 26 u testua, rezultati doli më 2 nëntor. Gjatë periudhës së pritjes, kontakteve të pacientit nuk i bëhet tamponi. Madje, gruas së pacientit nuk iu bë tampon”, tha një mjeke. (A2 Televizion)