Një vit pas rindërtimit, PD: Vetëm 48 shtëpi në 3,389 të dëmtuara

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 13:03 | Politikë
Një vit pas rindërtimit, PD: Vetëm 48 shtëpi në 3,389

Partia Demokratike reagoi për procesin e rindërtimit përmes shefit të kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, duke deklaruar se fakti është që një vit pas tërmetit, Edi Rama ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3 mijë e 389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

PD thotë se në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi apo godinë publike, ndërkohë që në shtator u përgjysmua financimi në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për Fondin Shqiptar te Zhvillimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos