Mrekullitë e antikitetit grek zbukurohen nga bora

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 18:59 | Bota

Akropoli dhe monumentet e tjera antike në Greqi janë mbuluar nga një shtresë e trashë dëbore që ka përfshirë vendin fqinj, ndërsa shërbimet në të gjithë kryeqytetin grek janë pezulluar nga moti ekstrem.

Vaksinimet kundër Covid-19 dhe transportit publik u ndërprenë ndërsa Athina u gjend në mes të një stuhie bore të pazakontë.

Një pjesë e madhe e lagjeve në kryeqytetin grek mbetën dhe pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të furnizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos