Naftëtarët pranojnë propozimin e qeverisë, Rama: Takohemi sërish brenda 48 orësh për të kaluar në veprim

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 10:50 | Politikë
Naftëtarët pranojnë propozimin e qeverisë, Rama: Takohemi

Kryeministri, Edi Rama, falënderoi naftëtarët për mirëkuptimin dhe besimin, pasi ata pranuan propozimin e qeverisë për rivënien në punë të uzinës dhe një pagë me garanci nga qeveria.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim”, shkroi Rama, në Twitter.

Naftëtarët u grumbulluan sot përpara mjediseve të uzinës dhe diskutuan për opsionet që u dhanë nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/09/kryeministri-rama-takohet-me-naftetaret-greviste-pagat-e-prapambetura-nuk-jane-ceshtja-jone/

A2 CNN Livestream

Latest Videos