Në burg 6 punonjës policie të portit të Durrësit, merrnin ryshfet nga pasagjerët me probleme

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 11:43 | Kronikë
Në burg 6 punonjës policie të portit të Durrësit,

6 punonjës të stacionit të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga dhjetëra udhëtarë që kishin probleme me qëndrimin në hapësirën Shengen për tejkalim të afateve.

Lidhur me këtë shkelje Gjykata e Shkallës së parë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për punonjësit e policisë:

1- Inspektor K. S., 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

2- Inspektor L. Ç., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

3- Inspektor M. F., 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës

4- Inspektor N. K., 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

5- Inspektor I. V., 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

6- Inspektor E. M., 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos