Në gjurmët e koronavirusit, një ditë pune e mjekëve infeksionistë

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 15:32 | Fotolajme

Një nga proceset më të rëndësishme në punën e personelit mjekësor në kohën e pandemisë, është gjurmimi i rasteve të dyshuara me Covid-19, për të bërë të mundur gjetjen dhe izolimin e personave që janë mbartës të koronavirusit.

Agjencia fotografike LSA ka ndjekur përgjatë një dite pune, mjekët infeksionistë në Tiranë, që dalin në terren, për të marrë tamponët te personat e dyshuar me koronavirus. Në foto është dokumentuar një ditë pune për mjekun infeksionist Rexhep Muja dhe dy laborantet Ira Tahulla (me maskë të bardhë në foto) dhe Manjola Zaka (me maskën jeshile në foto), të cilët kanë kontaktuar me personat e dyshuar për të kryer hapin e parë të analizës së koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos