Në gojën e armikut

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 10:20 | Fotolajme

Një zebër e pafat u shqye nga një krokodil i uritur, teksa po përpiqej të kalonte lumin në Parkun Kombëtar në Kenia. 32-vjeçare nga India, Nimit Virdi, nuk e humbi këtë mundësi për të realizuar disa foto nga sulmi i egër i krokodilit të uritur mbi zebrën e pambrojtur.

“Ndodheshim në anën tjetër të bregut, në një distancë jo shumë të largët, kur krokodilët copëtuan zebrën. Në atë territor, nuk e di asnjëherë se çfarë të pret. Vetëm një sekondë dhe gjithçka ndryshon”, ka thënë 32-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos