
Shpella Chevé, Meksikë: Një prej shpellave më të thella në botë, eksplorimi i saj vazhdon ende, edhe pse është zbuluar tre dekada më parë. 
Oymyakon, Rusi: Qyteza siberiane, me vetëm 500 banorë, është vendi më i ftohtë në botë. Temperaturat në dimër janë mesatarisht -50 gradë Celsius, ndërsa maksimumi kanë arritur -67,8 gradë Celsius. 
Inga, në lumin e Kongos, Republika Demokratike e Kongos: Uji e rrëmbyer e bën thuajse të pamundur lundrimin në këtë lum. 
Gara e deveve Al Marmoom, Dubai: Gara më tradicionale e Lindjes së Mesme është shndërruar në diçka futuriste, pasi mbi deve janë vendosur robotë që i bëjnë devetë e të ecin më shpejt duke i gjuajtur me kamxhik. 
Teahupo'o, Tahiti: Kalërimi i dallgëve në vendin më vdekjeprurës ku bëhet sërf. Mund të jetë një kujtim i paharruar, ose i tmerrshëm. 
Çernobil, Ukrainë: Stacioni bërthamor pranë qytetit tashmë “fantazmë” të Pripyat, mbetet një atraksion turistik disa dekada pas shpërthimit të tij. 
Iditarod, Alaksa, SHBA: Gara me slita të tërhequra nga qentë, ku më shumë se 1500 kilometra përshkohen për 8 ditë, në temperatura -50 gradë Celsius. 
Vrapim me demat, Spanjë: Çdo korrik, më shumë se 1000 vetë marrin pjesë në vrapimin me demat në Pamplona, ku nëse nuk vrapon më shpejt se demi, rrezikon të përfundosh keq. 
Lugina e Vdekjes, SHBA: Nuk është një shëtitje në park, si shumë të tjera. Lugina e Vdekjes mban rekordin si vendi më i nxehtë në Tokë. 
Gulçester, Angli: Burra dhe gra zbresin kodrën duke u rrotulluar bashkë me rrotat e djathit, një garë tradicionale e krahinës. 
Mawsynram, Indi: Vendi më i lagur në botë, ku mesatarisht bien 12 metra shi në vit. 
Formula Rossa “roller coaster”, Abu Dhabi: Një xhiro ku në më pak se 5 sekonda arrin nga 0 në 240 km/h. 
Fluturim me deltaplan mbi Rio de Zhaneiro, për t’u shkëputur nga teknologjia dhe pamjet me dron. 
“Superclásico”, Argjentinë: Një ndeshje mes Boca Juniors dhe River Plate ka gjithmonë të papritura. Tifozët vazhdimisht përleshen me njëri-tjetrin, madje edhe me lojtarët e skuadrës kundërshtare. 
Polo mbi elefant, Tajlandë: Një version pak më i ngadaltë i polos mbi kalë, kompeticioni madje quhet Kupa e Mbretit. 
Gansbaai, Afrikë e Jugut: Vendi ku mund të bëni një “shëtitje” nënujore me peshkaqenët e bardhë 
Dera e Ferrit, Turkmenistan: Më shumë se katër dekada pasi shkencëtarët pa dashje hapën këtë vrimë në një shpellë gazi, flaka vazhdon të digjet në Kraterin Darvaza. 
Diga “Contra”, Zvicër: Vendi i quajtur “Hedhja 007”, në këtë digë do të keni mundësi të hidheni nga 220 metra lartësi, siç bën James Bond në filmin “Golden Eye”.
Të shpërndara në disa kontinente e oqeane, këto aventura ekstreme do t’ju rrisin adrenalinën, por edhe mund t’ju tmerrojnë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
