Ka një thënie që thotë që kur vijnë momentet e vështira, njerëzit blejnë konserva. Nuk mund të ishte ndryshe edhe në kohë pandemie. Ushqimet e konservuara gjatë dy viteve të fundit kanë parë një rritje domethënëse. Një kompani nga më të rëndësishmet në këtë fushë, ajo Campbell e shndërruar pothuajse në një ikonë për supat e saj të ruajtura në kanoçet prej teneqeje, ka raportuar një shtim me 35% të xhiros së saj nga viti 2019.
Në SHBA, vendi që konsumon më shumë nga ky tip ushqimi, në 2019 janë prodhuar 129 miliardë kanoçe, kryesisht për pije freskuese ose alkoolike.
Edhe pse përgjithësisht konservat shihen si ushqim i shpejtë dhe aspak i shëndetshëm, përdorimi i tyre ka ndërruar me shumë gjasa historinë e shoqërisë njerëzore në dy shekujt e fundit.
Ushqimet e konservuara gjatë dy viteve të fundit kanë parë një rritje domethënëse. Një kompani nga më të rëndësishmet në këtë fushë, Campbell, ka raportuar një shtim me 35% të xhiros së saj nga viti 2019 Në SHBA, vendi që konsumon më shumë nga ky tip ushqimi, në 2019 janë prodhuar 129 miliardë kanoçe Edhe pse përgjithësisht konservat shihen si ushqim i shpejtë dhe aspak i shëndetshëm, përdorimi i tyre ka ndërruar me shumë gjasa historinë e shoqërisë njerëzore në dy shekujt e fundit Legjenda thotë që konservat e para u shërbyen tek ushtria e Napoleonit, por teknikat e konservimit industrial regjistrohen në fillim të shekullit të 19-të Produktet e konservuara në kanoçe shihen shpeshherë si produkte aspak të shëndetshme, por në qoftë se punohen në mënyre korrekte, ato janë absolutisht në rregull për t’u ngrënë Disa vitamina, si ajo C për shembull, nuk i rezistojnë shumë konservimit, ndërkohë që vitaminat A dhe E janë më të përshtatshme Zgjatja e ruajtjes së konservimit mund të ketë edhe afate të habitshme. Në vitin 1987, doli në dritë në lumin Misuri një anije e mbytur në vitin 1856. Në anije gjendeshin konserva frutash dhe turshish, pjesa më e madhe e të cilave ishte totalisht e ngrënshme
Legjenda thotë që konservat e para u shërbyen tek ushtria e Napoleonit, por teknikat e konservimit industrial regjistrohen në fillim të shekullit të 19-të, ku dalin edhe tekstet e para, si ai i francezit Nicolas Appert, “Arti i konservimit, për disa vjet, të produkteve ushqimore”, ndërkohë që fabrika e parë e konservave përurohet në 1812 në Shtetet e Bashkuara, në Nju-Jork.
Nga atëherë ritmi i prodhimit dhe konsumimit të këtyre produkteve ka parë vetëm rritje, duke kaluar edhe produktet e freskëta deri në vitet ’40, kur përhapja e frigoriferëve të parë frenoi pak përdorimin e atyre produkteve.
Produktet e konservuara në kanoçe shihen shpeshherë si produkte aspak të shëndetshme, që në më të mirën e rasteve ka humbur vetitë ushqyese, por që shpeshherë shihet edhe si burim kalorish të tepruara.
Është e vërtetë që disa vitamina, si ajo C për shembull, nuk i rezistojnë shumë konservimit, ndërkohë që vitaminat A dhe E janë më të përshtatshme, dhe që produktet e konservuara mund të kenë më shumë sodë dhe sheqer, por në qoftë se punohen në mënyre korrekte, ato janë absolutisht në rregull për t’u ngrënë.
Në disa raste, zgjatja e ruajtjes së konservimit mund të ketë edhe afate të habitshme. Raportohet që në vitin 1987, doli në dritë në lumin Misuri një anije e mbytur në vitin 1856. Në anije gjendeshin konserva frutash dhe turshish, pjesa më e madhe e të cilave ishte totalisht e ngrënshme. (A2 Televizion)