Merkel e bën sërish, pas Ramës i drejton grushtin edhe Mbretëreshës së Danimarkës

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 11:55 | Lifestyle
Merkel e bën sërish, pas Ramës i drejton grushtin edhe

Një moment i sikletshëm është regjistruar nga kamerat, gjatë vizitës së Mbretëreshës së Danimarkës në Berlin, ku u prit nga kancelarja Angela Merkel.

Në momentin që Mbreteresha Margrethe i afrohet për t’i dhënë dorën, Merkel i kishte drejtuar grushtin, një gjest i praktikuar gjatë 2 viteve të fundit për shkak të pandemisë.

Kancelarja kishte shtruar tapetin e kuq për Mbretëreshën 81-vjeçare, e cila vizitoi Gjermaninë me Princin e Kurorës, Frederik. Dy shtetet fqinje kanë lidhje të forta politike dhe ekonomike. Para takimit me Merkel në Portat e Brandeburgut, Mbretëresha dhe djali i saj u pritën me nderime ushtarake nga presidenti Frank-Walter Steinmeier.

Një moment të ngjashëm Merkel e përjetoi edhe gjatë vizitës në Tiranë më 14 shtator, kur kryeministri Edi Rama i dha dorën, ndërsa ajoi i drejtoi grushtin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos