Rama reagon për sulmin në Vjenë: Vlerat europiane, më të forta se çdo ekstremizëm

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 10:03 | Politikë
Rama reagon për sulmin në Vjenë: Vlerat europiane, më

Kryeministri Edi Rama ka dënuar përmes një statusi në rrjetet sociale sulmin terrorist që tronditi Vjenën dhe mbarë Europën mbrëmjen e kaluar.

Sipas kreut të qeverisë, vlerat europiane do të vijojnë të qëndrojnë të forta përballë ekstremizimit.

“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos