
Nga mëngjesi deri vonë pasdite moti vijon me kthjellime dhe vranësira që herë pas here të do sjellin shira të përkohshëm në veri dhe zonat lindore, ndërsa vetëm momente të shkurtra me shira krejt të dobët priten në zonat qendrore; mbrëmja dhe nata sjellin kryesisht kthjellime.
Temperaturat e ajrit sot nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme, pritet të ruhen dy vlerat ditore nga 8 në 24 apo 25 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë paradites, por sërish nga mesdita sjell forcim të erës në bregdet dhe zonat perëndimore, me drejtim veriperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 4 ballë. (A2 Televizion)