
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në praninë e Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti, dhe të jurisë Znj. Diana Kastrati, Znj. Esmeralda Kromidha dhe Z. Ben Andoni, shpalli fituesit e Fondit të Përkthimeve të veprave nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.
Ministrja Margariti dhe Drejtoresha e QKLL-së Znj. Alda Bardhyli shprehën rëndësinë e vazhdimësisë së këtij fondi për mbështetjen e letërsisë shqipe në gjuhën e huaja, ndonëse mbështetja për përkthimin e letërsisë shqipe është modeste.
Nga 13 aplikime që konkurruan pranë QKLL-së, juria përzgjodhi 6 vepra fituese. Ato janë: (A2 Televizion)
- Eurasia 1618 LP, Arjan Leka, Hartë memece për të Mbyturit, Andrea Zarballa, Greqisht.
- Fauves Éditions, Zija Çela, Djalli Komik, Sebastien Gricourt, Frëngjisht
- Ginger Ape Book, Rudi Erebara, Epika e Yjeve të Mëngjesit, Maria Roces Gonzalez, Spanjisht.
- Besa Muci, Tom Kuka, Gurët e Vetmisë, Valentina Notaro, Italisht.
- Besa Editrice, Bashkim Shehu, Udhëkryqi dhe Humnerat, Mirela Alushi, Italisht.
- Grammata, Natasha Lako, Qiell Europe, Petro Çerkezi, Greqisht.