
Dita e Verës nis me vranësira dhe reshje të dobëta shiu në zonat veriore, ndërsa në zonat qendrore dhe jugore do të alternohen kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.
Pas mesditës, vranësirat shtohen në të gjithë territorin, duke sjellë shira të dobët në të gjithë Shqipërinë. Edhe mbrëmja dhe orët e natës mbeten me reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur në vlerat 2 deri në 17 gradë ceslsius.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugor deri pas mesditës, kur era forcohet në Adriatik duke arritur shpejtësi deri në 60 km/h, ndërsa dallgëzimi në det ngjitet mbi 4 ballë. (A2 Televizion)