Parlamenti Europian, President shpallet “gazetari” Sassoli

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 13:52 | Bota
Parlamenti Europian, President shpallet “gazetari” Sassoli

Kandidati i Partisë Demokratike italiane, David Sassoli, është shpallur President i Parlamentit Europian.  

Sassoli u votua me 345 vota, i mbështetur nga PPE, por pa votat e partive italiane në pushtet. Madje ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini  ka komentuar me pakënaqësi emërimin e bashkëkombësit duke thënë se Sassoli është “ një deputet i së majtës, ish gazetar, i zgjedhur ndoshta edhe me votat e disave nga e djathta. Por jo votat tona”.

https://a2news.com/2019/07/03/bashkimi-europian-kush-jane-lideret-e-rinj/

David Sassoli para 10 viteve si eurodeputet, ka qenë një fytyrë e njohur i ekranit italian, një ndër moderatorët më të njohur të televizionit publik RAI.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Sassoli ka nënvizuar se “ Bashkimi Europian nuk është një incident i historisë, jemi nipërit e atyre që gjetën antidotin e degjenerimit nacionalist që ka helmuar historinë tonë”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos