Pesë të arrestuar për kultivim kanabisi, iu sekuestrohen edhe armë e municione

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 15:30 | Kronikë

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës të akuzuar për kultivim të kanabisit. Pas një operacioni të zhvilluar edhe me ndihmën e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, janë sekuestruar edhe armë zjarri e municione luftarake.

Në pranga kanë përfunduar B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras, K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë, K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras, Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë, V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona të tjerë.

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis, 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë, 2 armë zjarri "pistoleta", 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu "shotgun", 680 fishekë, dylbi dhe një thikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos