Pesë vite nga Reforma në Drejtësi, Dervishi: Është rritur steka e goditjes, ende punë për konsolidimin e institucioneve

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 13:28 | Aktualitet
Pesë vite nga Reforma në Drejtësi, Dervishi: Është

Pesë vjet nga nisja e reformës në drejtësi gazetari Lutfi Dervishi preferon që ta shohë gotën gjysmë plot. Ai pranon problemet dhe vështirësitë për ngritjen dhe bërjen funksionale të institucioneve të reja, por i njeh edhe arritjet.

 “Ajo çfarë mund të quhet si arritje është pastrim. Gjithë synimi i reformës në drejtësi ka qenë që të pastrohet sistemi. Sistemi i pastruarit të merret me personat që kanë thyer ligjin. E treta dhe më kryesorja është që ky pushtet të kthehej ndaj pushtetit politik”, thotë Dervishi.

Sipas Dervishit, aksionet e fundit të SPAK janë një shenjë se ka nisur lufta ndaj zyrtarëve të korruptuar, por janë ende shumë larg pritshmërive.

Steka e goditjes ka filluar duke u ngritur, por nuk është akoma aty ku duhet. Dita që qytetari shqiptar ta ndjejë që ka marrë drejtësi, edhe atëherë kur ka humbur gjyqin, nuk është larg”, shton analisti.

https://a2news.com/2021/07/22/bilanci-i-vetingut-ne-5-vjetorin-e-reformes-ne-drejtesi/

Për shkak se nuk kaluan dot sitën e vetingut shumë gjyqtarë dhe prokurorë dolën nga sistemi duke krijuar në këtë mënyrë një boshllëk të madh, por sipas Dervishit kjo ishte e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Dervishi thekson se reforma nuk duket as e lehtë as e shpejtë dhe nisur nga historia e këtyre 5 viteve, sipas gazetarit Dervishi do të duhen edhe 5 apo 10 vite të tjera për të parë një konsolidim të plotë të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos