Pilotët e zënë rob dhe avionë të rrëzuar, rritet frika për luftë mes dy fuqive bërthamore

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 11:57 | Fotolajme

Frika për një luftë mes dy fuqive bërthamore, Indisë dhe Pakistanit, bëhet gjithnjë e më e madhe pasi dy rivalët rrëzuan avionët e njëri-tjetrit gjatë ditës, në një përshkallëzim dramatik të situatës. Konflikti për rajonin e Kashmirit që zgjat prej dekadash rrezikon të ashpërsohet edhe më shumë.

Në rrjetet sociale u shpërndanë foto të kapjes së dy pilotëve indianë në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga pakistanezët, por edhe të avionëve të rrëzuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos