R Kelly, arrestuar vetëm një ditë më parë, 22 shkurt 2019. Wayne Rooney, arrestuar në 16 dhjetor 2018, në gjendje të dehur. Bill Cosby, foto nga burgu, realizuar më 25 shtator 2018. Momentalisht vuan dënimin për abuzime seksuale. Chris Brown, arrestuar më 5 korrik 2018, pasi një vit më parë kishte goditur me grusht një fotograf. Shia LaBeouf, arrestuar më 8 korrik 2017. Tiger Woods, arrestuar më 29 maj 2017, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Justin Bieber, arrestuar në 23 janar 2014, duke ngarë makinën në gjendje të dehur. Lindsay Lohan, arrestuar disa herë nga viti 2007 deri në vitin 2013. Michael Jackson, arrestuar më 20 nëntor 2003. Paris Hilton, arrestuar më 28 gusht 2010, pasi iu gjet kokainë. James Brown, arrestuar më 28 janar 2004, për dhunë në familje. Nicolas Cage, arrestuar më 16 prill 2011, në gjendje të dehur. Snoop Dogg, arrestuar për armëmbajtje pa leje më 6 nëntor 2006. Mel Gibson, arrestuar më 28 korrik 2006, duke ngarë makinën në gjendje të dehur. Charlie Sheen, arrestuar më 25 dhjetor 2009, për kërcënim dhe sulm ndaj personit. Kobe Bryant, arrestuar më 4 korrik 2003. Robert James Ritchie, ose Kid Rock, arrestuar më 21 tetor 2007, pas një sherri.
Zakonisht ata janë mësuar që të fotografohen nga paparacët, nën dritat e prozhektorëve në ndonjë spektakël, koncert, apo para nisjes së ndonjë ndeshjeje të madhe. Por shpesh, personazhet e famshëm botërorë, kanë përfunduar pas hekurave për akuza nga më të ndryshmet. i fundit, R Kelly, akuzohet për abuzime seksuale me të mitura. Por si kanë dalë VIP-at në fotografitë e arrestimit. Zbulojeni në këtë fotogaleri të Agjencisë Reuters. (A2 Televizion)