Po fliste për Putin dhe Lukashenko, por teknologjia i bën “gjëmën” analistit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 21:28 | Lifestyle
Po fliste për Putin dhe Lukashenko, por teknologjia  i bën

Teknologjia ka ndihmuar shumë komunikimin dhe veçanërisht mediat ne kohë pandemie, duke mundësuar lidhje që përndryshe nuk mund të kryheshin.

Por në rastin e analistit ukrainas Dmitry Elovsky, ajo i ka bërë “gjëmën”. Analisti po përgatitej t’ u përgjigjeshe pyetjeve mbi takimin e liderëve të Bjellorusisë dhe Rusisë, Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin, por diçka nuk shkon në lidhje dhe ai duket qartësisht në vështirësi.

https://youtu.be/H8HbKXSTh9k

Situata ndërlikohet edhe më shumë, kur kamera fillon të rrotullohet duke treguar një grua që duket e zhveshur, edhe pse për pak çaste.  

Mbetet për t’ u admiruar ftohtësia e moderatorëve të emisionit,  që ndërprenë transmetimin për shkak të ”defekteve teknike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos