Princesha "heq kurorën" dhe vesh uniformën ushtarake

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 17:17 | Lifestyle

Princesha 18-vjeçare e Belgjikës u fotografua ndërsa kryente stërvitje në Akademinë Ushtarake Mbretërore.

Elisabeth, vajza e madhe e mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde dhe trashëgimtare e fronit belg, vijon vitin e saj të parë në akademi pasi ka përfunduar arsimin e mesëm në UWC Atlantic College në Uells.

Princesha u bashkua me akademinë ushtarake në shtator të vitit të kaluar, ndërsa është fotografuar në kampin Lagland në Arlon, ku marshonte me kolegët e saj dhe konsumonte një mëngjes mëse modest.

Nuk dihet sa kohë Elisabeth planifikon të kalojë në akademi, por babai i saj Mbreti Philippe studioi atje për tre vjet, kur ishte adoleshent.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos