Programi ekonomik i PD, Tabaku: 70% e koncesioneve janë abuzive

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 23:53 | Aktualitet

Më 1 shkurt, përpara biznesit vendas dhe atij të huaj, kreu i demokratëve, Lulëzim Basha prezantoi platformën për zhvillimin e ekonomisë. Një draft me ndërhyrje kryesisht në sistemin fiskal, me propozimin kryesor, atë të rikthimit të taksës së sheshtë në masën 9%. Sa i besueshëm dhe mbi të gjitha, sa i realizueshëm është programi ekonomik i demokratëve? Kush përfiton prej tij dhe pse prezantohet pikërisht në këtë moment? Për të analizuar këtë platformë në studiot e A2 ishin të ftuar Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Fatos Coçoli, gazetar, ekspert për ekonominë. Për Tabakun, ashtu si për PD, “taksa e sheshte është një parim, një mënyrë për t’i dhënë vlerë punës dhe kapitalit”, nga momenti që ka rënë besimi në ekonomi dhe shtresa e mesme është duke u larguar. Por për Çoçolin gjithë propozimet , “Leva e Arkimedit“ nuk është sistemi fiskal, sepse nuk është në vetvete një gjenerator zhvillimi. Për të, politikat e Partisë demokratike duhet të përqendrohen në disa “motorë” të ekonomisë shqiptare, të vetmit që mund të kthejnë shpresën: Bujqësia, Turizmi dhe Eksportet. Tabaku sqaron që taksa e sheshtë e propozuar me 9% është vetëm një nga kolonat e paketës ekonomike, ku shtohet edhe pjesa sektoriale, ku vetëm për bujqësinë PD mendon të rezervoi rreth 150 milionë euro në vit, “ndërkohë që vetëm për Rilindjen urbane janë shpenzuar 550 milionë euro, dhe ka rezultuar si jo eficente”. Pjesa sektoriale është e pranishme ne planin e PD, vetëm për bujqësinë parashikohet rreth 150 milionë euro në vit, ndërkohë që rilindja urban e ka kushtuar 550 milionë euro dhe sipas saj “nuk janë eficente”, sepse fshatrat shqiptare kanë nevojë për “sisteme vaditje dhe jo fasada”. Po për koncesionet e dhëna me skemën e partneritetit publik-privat, si mendon të zgjidhë PD-ja ngërçin e abuzimeve por edhe të gjobave të mundshme në arbitrazh? Sipas Tabakut, nga 319 kontratat me këtë skemë, janë 21 (14 kontrata ekzistuese plus 7 të reja) ato që rëndojnë në buxhetin e shtetit, me një detyrim buxhetor që i afrohet 160 milionë eurove. “Janë pra 21 kontrata që ne po analizojmë, ku mbi 70% të tyre që kemi analizuar janë abuzive”, dhe shton se paketa ligjore e PD i ka parashikuara të gjitha mundësitë e mbrojtjes së shtetit edhe nga pikëpamja e arbitrazheve të mundshme ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos