Një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh, çka ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa për të përballuar situatën
Sipas meteorologëve, temperaturat përvëluese vijnë si pasojë e një vale afrikane, teksa termometri në disa zona shënoi 44 gradë celcius.
Temperaturat më të larta u shënuan në zonën lindore dhe në jug, kryesisht në zonat jobregdetare.
Zona turistike arkeologjike e Akropolit, u mbyll gjatë dy ditëve të fundit, teksa e njëjta masë u mor dhe për shkollat.
Sipas parashikimeve, nga nesër vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet, dhe do të arrijë vlera normale për sezonin. (A2 Televizion)