Tjetër tërmet në Greqi, sot pranë Janinës

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2024, 14:03 | Ballkani

Tjetër tërmet në Greqi, sot pranë Janinës

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka tronditur banorët e Janinës në Greqi. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ra rrethe orën 14:33 me orën lokale pranë Janinës, në një thellësi të cekët prej 10 km. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

Një ditë më parë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.9 Rihter u regjistrua në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 38 km në veriperëndim të Patrës, në një thellësi prej 10 km.

Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa më të thellët pasi janë më afër sipërfaqes. Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve ose minutave të ardhshme pasi sizmologët shqyrtojnë të dhënat dhe bëjnë llogaritjet e tyre.

Në bazë të të dhënave paraprake sizmike, tërmeti nuk duhet të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme, por është ndjerë nga shumë persona si dridhje e lehtë në zonën e epiqendrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos