Akuzohet se përdori term ofendues për homoseksualët, Papa Françesku në qendër të kritikave

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 09:46 | Bota

Akuzohet se përdori term ofendues për homoseksualët, Papa

Papa Françesku është vendosur në qendër të kritikave për shkak të një deklaratë të tij kundër homoseksualëve në shkollat ​​priftërore.

Duke folur në një takim me dyer të mbyllura me peshkopët në Romë, nëse homoseksualët duhet të pranohen apo jo në seminare ku priftërinjtë e ardhshëm trajnohen, Papa Françesku u përgjigj duke thënë se “tashmë ka mjaft prani homoseksuale”, duke përdorur termin “frociaggine” (pederastë), i cili konsiderohet term ofendues. Kjo ka bërë që shumë qytetarë në Itali të dalin kundër Papës.

Nëntorin e kaluar u vendos që homoseksualët mund të pranoheshin në seminarët për priftërinj për sa kohë që ata nuk kishin një jetë seksuale, por ky vendim u bllokua nga Papa Françesku.

Megjithatë, që kur u zgjodh në këtë pozicion, Papa Françesku është përpjekur të përvetësojë një diskurs më gjithëpërfshirës në deklaratat e tij publike për personat LGBTI,  duke i mërzitur shumë kardinalët konservatorë. Kur ai ishte pyetur për priftërinjtë homoseksualë, ai ishte përgjigjur "kush jam unë për të gjykuar?". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos