Rumania ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-18 pranë kufirit me Ukrainën, pas një alarmi për sulm ajror. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
“Gjatë natës së 5 dhe 6 tetorit, sistemi i mbikëqyrjes me radar i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare zbuloi dy objektiva ajrorë që lëviznin në hapësirën ajrore të Ukrainës, pranë kufirit me Rumaninë.
Dy avionë luftarakë F-18 të Forcave Ajrore dhe Hapësinore të Spanjës, të angazhuar në misione për forcimin e mbikëqyrjes ajrore, u ngritën nga baza ajrore nr. 57”, deklaroi ministria.Në qarkun e Tulçes u dha një alarm për sulm ajror, i cili zgjati rreth një orë.Ministria rumune sqaroi se dronët nuk e shkelën hapësirën ajrore të Rumanisë. (A2 Televizion)