Bie qeveria në Francë, Moska akuzon Macron: E ka shtyrë vendin në krizë të thellë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 08:25 | Bota

Bie qeveria në Francë, Moska akuzon Macron: E ka shtyrë vendin

Kreu i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, ka kritikuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron pas rrëzimit të qeverisë së tij. Mediat ruse bëjnë të ditur se ai e ka akuzuar kreun e Elizesë për krijimin e një krize të thellë politike dhe ekonomike në Francë.

Sipas Volodin, përpjekjet e Macron për të mbajtur pushtetin “me çdo mjet” kishin dështuar, duke e çuar Francën, dikur një vend të begatë, në një situatë të vështirë.

“Përpjekja e Macron për të mbajtur pushtetin me çdo mjet ka dështuar. Presidenti aktual i Francës e ka sjellë vendin dikur të begatë në një gjendje krize të thellë politike dhe ekonomike”, u shpreh Volodin

Ai gjithashtu theksoi se ky ishte rasti i parë në historinë e Francës që një qeveri ka qëndruar vetëm 91 ditë në pushtet, një periudhë jashtëzakonisht e shkurtër për një administratë. Volodin e konsideron këtë një dështim të madh të Macron dhe një pasojë të keqe për vendin.

Qeveria franceze e pakicës së Michel Barbier u rrëzua mbrëmjen e djeshme, pas një mocioni votëbesimi në Parlament.

Kjo është qeveria e parë që u rrëzua në një mënyrë të tillë që nga viti 1962 dhe qeveria më jetëshkurtër e Republikës së Pestë të Francës.

Ndërkohë sot kryeministri francez, Michel Barnier, do t'i paraqesë Presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së tij sot në mëngjes, ndërsa Presidenti do t'i drejtohej kombit të enjten në mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos