“Duhet të godasim Huthit!” Plani sekret amerikan për sulm ushtarak në Jemen

Nga Erjon Dervishi
25 Mars 2025, 11:40 | Bota

Administrata e Donald Trump është përfshirë në një skandal të madh diplomatik. Zyrtarët e lartë të administratës Trump zbuluan gabimisht planet e tyre për një sulm të mundshëm ndaj rebelëve të Huthit në Jemen. Informacioni së pari është botuar nga prestigjiozja amerikane The Atlantic.  Ligjvënësit demokratë e kritikuan me shpejtësi këtë plan amerikan si të gabuar, duke thënë se ishte një shkelje e sigurisë kombëtare të SHBA dhe një shkelje e ligjit që duhet të hetohet nga Kongresi.

Kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, në reagimin e tij tha se ai u ftua papritur më 13 mars në një grup bisede të koduar në aplikacionin e mesazheve Signal i quajtur "grupi i vogël i kompjuterëve Houthi". Në grup, këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz, ngarkoi zëvendësin e tij Alex Wong që të krijonte një "ekip tigri" për të koordinuar veprimet e SHBA kundër Houthit. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes tha se grupi i bisedave dukej se ishte autentik.

Llogaritë që dukej se përfaqësonin Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent, shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles dhe zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mblodhën në grupin e bisedave, shkroi Goldberg.

Në biseda zyrtarët amerikan debatuan nëse SHBA duhet të kryente sulmet dhe në një moment Vance u duk se pyeti nëse aleatët e SHBA në Evropë, më të ekspozuar ndaj ndërprerjes së transportit detar në rajon, meritonin ndihmën e SHBA. Joe Kent, i nominuari i Trump për drejtor të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, me sa duket ishte në zinxhirin e Signal pavarësisht se ende nuk është konfirmuar nga Senati.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai nuk ishte në dijeni të incidentit. "Unë nuk di asgjë për të. Unë nuk jam një fans i madh i The Atlantic," tha Trump. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë se një hetim ishte duke u zhvilluar dhe Trump ishte informuar për të.

Pete Hegseth mohoi ndarjen e planeve të luftës në bisedën në grup. "Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës dhe kjo është gjithçka që duhet të them për këtë," u tha ai gazetarëve ndërsa ishte në një udhëtim zyrtar në Hawaii.

Por reagimi i Hegseth kundërshtuan deklaratat e zëdhënësit të Këshillit të Sigurimit Hughes, i cili e kishte përshkruar historinë e bisedës si me shumë gjasa autentike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos