
Policia britanike mori në pyetje 5 persona, të dyshuar për vepra që lidhen me lëndë eksplozive dhe terrorizëm, pas arrestimit të tyre pranë një baze ajrore që përdorej nga SHBA për të sulmuar Iranin. Autoritet ndaluan 5 burrat në orët e para të së dielës, pasi kishin marrë sinjalizimin se 3 furgonë të mëdhenj të bardhë, ishin parë teksa i drejtoheshin bazës ajrore të RAF Fairford në perëndim të Anglisë.
Presidenti amerikan paralajmëroi se të dyshuarit synon të shkaktonin dëme të mëdha, dhe se kishin qenë nën hetim nga autoritetet britanike dhe amerikane.
“Dimë gjithçka për ta, dhe së shpejti do të dëgjoni edhe ju për ta. I kapëm!”, deklaroi Donald Trump
Megjithatë, një fermer vendas tha se kishte ai që kishte njoftuar policinë pasi kishte parë një grup burrash me kapuçë dhe maska duke vrapuar drejt fushave. Hetuesit britanikë kundër terrorizmit ende nuk kanë bërë të ditur publikisht se kë dyshojnë se ishte i përfshirë në këtë ngjarje.
Megjithatë, një burim i njohur me hetimin tha se pista e një motivi të lidhur me Iranin po konsiderohej si më e mundshmja, ndërsa po shqyrtoheshin gjithashtu edhe mundësia e një operacioni sabotazhi nga Rusia ose e një komploti islamist.
Qeveria Britanike kishte dhënë autorizimin Shteteve të Bashkuara për të përdorur bombarduesit me bazë në Fairford për të sulmuar zona raketore të Iranit që po sulmonin anijet në Hormuz. Garda Revolucionare kishte paralajmëruar Londrën në korrik se nëse do të lejonte përdorimin e bazës, ajo do të konsiderohej shënjestër e ligjshme. (A2 Televizion)