Tirana International Film Festival përcaktoi më të mirët edhe për edicionin e 24-t. Si festivali që njihet nga Akademia Europiane e Filmit, por edhe si kualifikuese për Oscar në filmin e shkurtër, tani më festivali I ka më të mirët e këtij edicioni.
Nga më të vegjlit, ata që në një festival filmi nuk konkurrojnë, por zbulojnë magjinë e filmit. Kështu ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve në TIFF.
Flesh Impact ishte përzgjedhja e Tiff si kandidate për Oscar, ndërkohë që publiku shqiptar mundi ta shijojë gjatë kësaj jave si premierë filmin e regjisores së njohur që këtë vit ishte edhe kryetare e jurisë së festivalit të filmit në Venecia.
Faleminderit shumë për këtë çmim, faleminderit festivalit dhe jurisë që votuar. Ia përcolla lajmin allen dhe Dakota Johnson, jemi të gjithë të lumtur për këtë çmim. Dhe gëzuar bashkë me mua edhe ditëlindje e Merlin Monroe, sepse pa të ky film nuk do të ishte frymëzuar dhe realizuar.
Nuk ndodh shpesh që në festivalet e filmit të refuzohet një çmim, por në shenjë revolta ndaj gjithë zhvillimeve të pasigurta të Inteligjencës Artificiale, çmimi u refuzua.
Tiff erdhi këtë edicion të 24-rt edhe si një revoltë kundër sistemit, me moton Humonagraphy, në një kohë kur njeriu i thjeshtë dhe e vërteta maskohet nga postime të bukura ose nga sistemet që gjithnjë e më shumë po shtypin apo kërcënojnë njeriun. (A2 Televizion)