
Ka filluar takimi historik trepalësh midis udhëheqësit kinez Xi Jinping, presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Jam i bindur se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë atë që përmbush kërkesat e sigurisë botërore", tha presidenti rus Vladimir Putin.
Presidenti kinez Xi Jinping e quajti samitin trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili filloi në Shenzhen, "historik për nga rëndësia".
Ndërsa Trump tha se takimi midis udhëheqësve të fuqive më të mëdha bërthamore në botë është një mundësi për të rënë dakord për rregullat e kontrollit të armëve bërthamore.
"Ne nuk do ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore. Do të flasim për këtë sot. Do të flasim për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Patëm një diskutim të gjatë me Putinin për këtë. Shpresoj që pala tjetër të dëshirojë të shohë një fund të saj", tha Trump.
Ky është takimi i parë ballë për ballë në histori midis udhëheqësve të tre vendeve. Përgatitjet për këtë takim janë pritur me skepticizëm nga vendet më të vogla, për shkak të frikës se interesat e tyre mund të shpërfillen, ndërsa vëzhgues të tjerë kanë sugjeruar se është një takim që duket më i fokusuar në mundësinë historike për fotografi, sesa në ndonjë përparim të rëndësishëm diplomatik.
(A2 Televizion)