Kërcënoi me thikë dentisten, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Nga Artin Halili
19 Nëntor 2026, 09:56 | Kronikë

Kërcënoi me thikë dentisten, arrestohet 44-vjeçari në

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. I arrestuari është shtetasi Artur Çina.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës, shkruan A2.

Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën. Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja

Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do të vijojnë edhe veprimet e mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos