Hamasi publikon emrat e tre pengjeve të parë izraelitë që do të lirohen

Nga A2 CNN
19 Janar 2025, 10:20 | Bota

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve të parë izraelitë që do

Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen të dielën, pasi armëpushimi u vonua. Ata janë 31-vjeçarja Doron Steinbrecher, britaniko-izraelitja Emily Damari, 28 vjeç dhe 24-vjeçarja Romi Gonen, e cila u mor nga Festivali Supernova.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida, Hamasi tha se ua dorëzoi ndërmjetësuesve emrat e tre pengjeve femra izraelite të vendosura për lirim të dielën.

Ushtria izraelite tha më herët se armëpushimi i planifikuar nuk do të hyjë në fuqi derisa Hamasi të japë emrat e pengjeve që do të lirojë të dielën.

Armëpushimi duhej të fillonte në orën 08:30 të dielën, por Izraeli e vonoi pasi Hamasi nuk u dha atyre listën e pengjeve në kohë, ndërsa Hamasi deklaroi se vonesa ishte "për arsye teknike në terren".

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve të parë izraelitë që do
Lista e 33 pengjeve që priten të lirohen

Pengjet izraelitë që do të lirohen nga Hamasi si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit përfshijnë pengjet më të rinj dhe më të vjetër të marrë nga Hamasi më 7 tetor, sipas një liste të publikuar nga Izraeli.

Faqja zyrtare e Izraelit ndau në X një foto me emrat e 33 pengjeve të parë që pritet të lirohen.

Kfir Bibas ishte nëntë muajsh kur u mor për herë të parë dhe tani ka pasur dy ditëlindje, ndërsa ishte në robëri. Shlomo Mantzur, 86 vjeç, është pengu më i vjetër që është rrëmbyer dhe pritet të jetë në valën e parë të pengjeve që do të lirohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos